Leon TOLSTOI (1828 -1910) shkrimtar i madh rus

* Kur ishte në universitetin e Kazanit nuk rrinte shumë me shokët, me të cilët pothuaj nuk njihej. Rrinte gjithnjë në një nga bankat më të largëta nga profesori. Këtë e bënte se gjatë mësimit lexonte vepra letrare dhe filozofike.

* Kur poezitë në prozë të Turgenievit patën në Rusi sukses të madh, Leon Tolstoi provoi të shkruajë dhe ai në këtë gjini. Për të pasur një gjykim sa më të paanshëm për punët e tij, ia dërgoi materialin me pseudonim një revistë që drejtohej prej një miku të tij. Tolstoi atëherë ishte i famshëm dhe shkrimi i tij si do që të ishte do të botohej, prandaj nuk e përdori emrin e vet. Redaktori e ktheu dorëshkrimin si të pabotueshëm, sepse autori nuk e kishte ende përvojën në artin e të shkruarit. Tolstoi nuk thuri më kurrë poezi në prozë.

* Tolstoi prekej shumë shpejt. Turgenievi, pas shtatëmbëdhjetë vjetësh që ishte zemëruar me të, shkoi për ta takuar në Jasnaja Poljana. Gjatë ditëve që ndenji atje foli shumë për veprat e tij dhe i lavdëroi ato. Pasi u kthye Turgenievi, Tolstoi i shkroi: “Kur dëgjoj për veprat e mia provoj një ndjenjë komplekse, ku elementi kryesor është turpi dhe dyshimi se po më tallin. Megjithëse besoj në mirësinë tuaj më duket se ju keni qeshur me veprat e mia. Më mirë do të jetë që të mos flasim më këtej e tutje me njeri-tjetrin”.

* Tolstoi ishte supersticioz dhe shpesh thoshte se numri 28 kushtëzohej me disa gjëra të jetës së tij. Ai kishte lindur me 28 gusht 1828 dhe ishte martuar në datën 28. Më 1910 i biri i tha një ditë i shkujdesur:

– Ki kujdes baba se këtë vit t’i mbush 82 vjeç dhe numri 82 është 28-ta e përmbysur.

– Ndoshta, – u përgjigj Tolstoi, – bëre mirë që ma the. Ai vdiq atë vit.

* Një ditë kur po shëtiste me kalë me të birin humbi rrugën në mes të pyllit.

– E di se ku jemi këtu? – e pyeti djalin.

I biri i tha se Jasnaja ishte përpara tyre. Dhe Tolstoi donte të kthehej në shtëpi, duke ndjekur atë drejtim.

– Është e pamundur, – i tha i biri, – nga kjo anë ka shumë ferra që do të na i çjerrin duart. Tolstoi nuk deshi të kthehej mbrapa dhe i tha të birit:

– Sidoqoftë le ta provojmë! Vazhdoi të ecte me kalë dhe ferrat e para nisën të gërvishin. I biri e pa krejt të gjakosur por aspak të shqetësuar.

– Vështro biri im, – i tha, – siç e sheh unë jam çjerrë gjithandej nga ferrat, por ç’rëndësi ka? Unë kërkoj në çdo gjë rrugën e drejtë, dhe në qoftë se do të çirrem ende, prapë do kërkoj rrugën e drejtë që është edhe e vërteta.

* Një ditë shkoi për ta takuar nacionalisti i famshëm Derul dë Pol, që mbronte idenë e fitores ndaj Gjermanisë.

* Leon Tolstoi që zakonisht me të huajt ishte i sjellshëm dhe shumë korrekt, këtë radhë e humbi durimin dhe iu përgjigj:

– Kufijtë duhet të përcaktohen me marrëveshjen e popujve dhe jo me hekur dhe gjak. Dhe kur të ketë njerëz që do ta kuptojnë këtë atëhere nuk do të ketë më luftëra në botë.

* Kur e mbaronte së shkruari një kapitull të romanit ia kopjonte e shoqja ose një nga të bijat. Kjo kopje i duhej shkrimtarit të madh si një skicë për të punuar mbi të. Në pak ditë e mbushte me korrigjime, prishje me laps dhe me shtesa.

– Atëhere kapitulli duhet kopjuar për së dyti. Ka disa kapituj nga romanet e tij që janë kopjuar deri edhe dhjetë herë.

* Kur Tolstoi besonte se kishte arritur qartësinë dhe përsosmërinë e dëshiruar, ua lexonte veprën e re njerëzve të tij të afërm nganjëherë dhe fshatarëve. “Pushteti i errësirës”, u lexua përpara fshatarëve, të cilët nuk e pritën mirë. Në pjesën më emocionale të dramës ata qeshën kur dëgjuan disa fjalë vulgare që përdorte në dialog Tolstoi.

* Tolstoi e donte shumë muzikën, sidomos muzikën e Bethovenit. Kur dëgjoi një pjesë të Bethovenit u emocionua shumë sa iu mbushën sytë me lot, por nga që nuk donte ta kuptonin të pranishmit, i tha së bijës:

– Më jep pak shaminë se më ka zënë rrufa.

* Në shtëpinë e Tolstoit ishin piktori i shquar Rjepin dhe aktori Andrejev. Kur po bisedonin të tre së bashku, një zonjë, e cila kishte ardhur për t’i bërë vizitë zonjës së Tolstoit, u ul në piano dhe nisi të luajë me shumë ndjenjë “Sonatën e Krajtzerit” të Betovenit.

Të gjithëve u la shumë mbresa. Atëherë Tolstoi tha:

– A duhet të bëjmë edhe ne sonatën tonë Krajtzerit? Unë do ta shkruaj, Rrjepini do të pikturojë dhe Andrejevi do ta recitojë.

Propozimi u pranua me entuziazëm, por vetëm Tolstoi e kreu detyrimin e tij.

Tolstoi i tha Gorkit:

– Po të isha mbret, do të nxirrja një ligj që do t’ia ndalonte të drejtën e të shkruarit atij shkrimtari që përdor një fjali kuptimisht të gabuar ose ai që do të bënte gabim gramatikor të fishkëllehej nga lexuesi.

– Si, – u përgjigj Gorki, – po liria e të shkruarit?

– Liria për të shkruar deri sa duhet, por jo liri për të shkruar keq.

* Pas krizës që pësoi më 1880 Tolstoi vishej shumë thjesht pothuaj fare

pa kujdes.

Një herë në Tula:) u dha shfaqja e një drame të Tolstoit,

Tek artisti që drejtonte shfaqjen u paraqit portieri i teatrit:

– Në hyrje, – i tha, – është një fshatar si gjysmë budalla, që kërkon me

çdo kusht të hyjë në teatër dhe të asistojë në prova. Thotë se ju njeh, po mua më duket e pamundur, sepse është fjala për një fshatar injorant dhe të pagdhendur.

Kryekomiku doli te hyrja dhe u gjend ballëpërballë me Leon Tolstoin që ishte veshur me rroba dhe këpucë të bëra vetë.

Në vitin 1891 Leon Tolstoi ishte i zënë me një punë shumë të rëndësishme. Kur shpërtheu zia e bukës, ai la çdo gjë dhe iu vu punës për organizimin e ndihmave për të uriturit. Atëherë hapi mbi dyqind mensa falas.

Një herë, duke ditur që një grua e ve e varfër fshatare vetëm nuk mund ta korrte grurin, Tolstoi shkoi vetë me drapër në dorë për të ndihmuar, duke punuar përplasi gjurin pas një rrote. Pa u ankuar fare vazhdoi punën. Dhimbja iu shtua shumë. Nga ethet i hipi temperatura e lartë. lu desh të shtrihej në shtrat për disa javë, por nuk u ankua fare.

* Më 25 shkurt 1901 Leon Tolstoi u shkishërua nga Sinodhi i shenjtë. Atë ditë të gjitha kishat e Rusisë kishin lëshuar anathema kundër këtij “armiku të zotit dhe të perandorit”. Tolstoi atëherë ishte në Moskë. Atje po kalonte nëpër një rrugë kryesore. Menjëherë turma e njohu dhe e rrethoi me dashuri të madhe. Njeri prej tyre tha:

– Po ky na paska qenë djalli me fytyrë njeriu?!

Grumbulli i njerëzve e mbuloi me brohoritje dhe me thirrje: “Rroftë Tolstoi”. U desh ndërhyrja e xhandarmërisë për të shpërndarë grumbullin e madh të njerëzve.

* Ditën e shkishërimit, Tolstoi kaloi para pallatit të guvernatorit të përgjithshëm të Moskës. Kur e pa shkrimtarin grupi i ushtarëve, që bënin shërbimin e rojës para portës së guvernatorit, me një lëvizje të menjë-hershme, u vu në pozicion gatitu dhe për nder armë. Tolstoi iu kthye mikut që e shoqëronte dhe i tha duke qeshur:

– Vështro more mik se si këtu te ne në Rusi, i bëjnë nderime ushtarake një krimineli të shtetit që është shkishëruar.

* Drejtori i “Gazetës zyrtare” shkruante në ditarin e tij:

“Në Rusi tani kemi dy Carë: Nikollën II dhe Leon Tolstoin.

Ky i dyti është ndoshta më i fuqishëm se i pari, sepse ndërsa Nikolla nuk mund të bëjë gjë kundër Tolstoit, ky minon çdo ditë e më shumë autoritetin e fronit të Nikollës II në Rusi”.

* Shumë punëtorë shkonin ta takonin Tolstoin që të bindeshin nëse ai vërtetë merrej me punë krahu. Një këpucar erdhi për të parë në se këpucët që kishte bërë Tolstoi ishin të punuara mirë dhe i dha disa këshilla profesionale shumë të vlefshme. Një herë tjetër u paraqit te Tolstoi një njeri i varfër, i zbehtë në fytyrë e me lot në sy. Ai i tregoi se gruan e kishte të sëmurë shumë rëndë nga tuberkulozi. Në pranverë do të vdiste pa tjetër:

– E po, të lutem mjeshtër, të më shkruani një gisht letër dhe të më thoni a do të rrojë gjatë ime shoqe? E si të mos besojmë te Leon Tolstoi? Kështu të paktën ajo do të vdesë e qetë.

Tolstoi u emocionua shumë. Ai ishte gati që ta shkruante letrën, por i tha vizitorit se kështu ai do të bënte një gënjeshtër kurse ai ishte mbrojtësi i së vërtetës absolute.

I varfëri i kërkoi ndjesë. Kur u largua, Tolstoi psherëtiu i hidhëruar, duke menduar se nganjëherë gënjeshtra mund të ketë edhe anën e saj më të mirë.

* Tolstoi në vitet e fundit të jetës së tij ishte kundër artit për art dhe kundër metodave të mësimit të artit nëpër akademi dhe konservatorë.

* Kur po bisedonte me disa miq për këtë temë një nga bashkëbiseduesit i tha:

– E po mirë, le ta zemë se keni arsye dhe po mbyllën të gjitha institutet artistike. Po me çfarë do të zëvendësohen?

Leon Tolstoi u përgjigj: – Vërejtja juaj është njësoj si kjo që do t’ju them tani: sikur ju të kini një ënjtje në faqe nga dhëmballa, vini tek unë dhe unë ua heq dhëmballën e sëmurë. Ju nuk do të kënaqeni me mua dhe do të më thoni:

“Po kjo faqja ime që u shfry me se do të zëvendësohet?”

– Me asgjë, nuk ka nevojë të zëvendësohet, – iu përgjigj bashkëbiseduesi.

* Leon Tolstoi hyri në sallon kur e shoqja po u lexonte fëmijëve një kapitull nga “Lufta dhe Paqja”. Ndenji në këmbë te praku i derës duke dëgjuar dhe kur kapitulli mbaroi tha papritur:

– Sa i bukur që ishte!

* Leon Tolstoit i thanë se në të gjithë fshatin Jasnaja Poljana fshatarët e tij kishin vetëm tri lopata që nuk mjaftonin për punë. Ai nuk pranoi të blejë të tjera duke thënë:

– Më mirë kështu! Fshatarët do t’ia huajnë njëri- tjetrit lopatat dhe do të mësojnë të ndihmojnë dhe të duhen ndërmjet tyre.

* Tolstoi e pati të shoqen një bashkëpunëtore të çmuar…

Një mbrëmje ai i tha:

– Merre këtë letër dhe më shkruaj të gjitha fjalët që të kam thënë kur të kërkova të bëheshe gruaja ime. Shpresoj se do të kujtohesh.

E shoqja mori letrën dhe nisi të shkruante. E gjithë ajo që shkroi dhe që i shoqi e rikopjoi, ishte deklarata e fashme e dashurisë që gjendet te Ana Karenina.

* Një ditë Tolstoit i erdhi një zonjushe. Ajo kishte trashëguar një milion monedha të kushtueshme dhe kërkonte mendim se si t’i përdorte sa më mirë ato.

– Digjeni atë fond, – e këshilloi Tolstoi.

– Si thatë? Po me atë mund të ngrihet një azil për pleqtë ose një konvikt për fëmijët?

– Dhe për këtë doni t’i shpenzoni? Jo, prindërit nuk duhet t’i çojnë prindërit në azil. Digjeni, më dëgjoni mua, është gjëja më e mirë që mund te bëni.

* Tolstoi hapi një shkollë për fëmijët e fshatarëve të tij ku zbatoi një sistem të ri mësimi. Mësimi nuk duhej të jepej mekanikisht dhe me pahir. Kur te nxënësit sbihte lodhje dhe mungesë dëshire për mësim e mbyllte shkollën. Pas një ndërprerje pak a shumë të gjatë ai dëgjoi të trokitnin në portën e tij. Zërat fëminore të nxënësve i thoshnin:

–         Ju lutemi hajdeni na bëni mësim, kemi dëshirë të studiojmë.

Arturo TOSKANINI (1867 -1957) dirigjent i shquar italian

* Në Skala të Milanos më 1925, po jepej shfaqja e “Bohemës”. Në intervalin midis aktit të dytë dhe të tretë mjeshtri Panica, që drejtonte orkestrën, u sëmur dhe e dërguan në shtëpi. Orkestra nuk po luante nga vendi. Publiku, që nuk dinte asgjë, nisi të mërzitej për vonesën. Një zotni u ngrit në këmbë nga një poltron i bukur në plate, u drejtua në podiumin e dirigjentit, mori në dorë shkopin dhe nën drejtimin e tij orkestra filloi të luante në mënyrë të mrekullueshme.

Akti mbaroi me duartrokitje frenetike. U ndezën dritat, Dirigjenti që doli nga salla ishte Arturo Toskanini.

* Kur Toskanini ishte në Nju-Jork për të drejtuar një orkestër, gjatë provave ndërhyri një këngëtare.

– Oh, thirri ajo shumë e mërzitur. Po a e dini ju që unë jam një artiste e madhe. Mjeshtri iu përgjigj:

– Rrini e qetë zonjushe se unë nuk do t’i them askujt.

* Arturo Toskanini kishte kujtesë të shkëlqyer. Ai dirigjonte pa partiturë. Një herë në Nju-Jork një violonçelist kishte prishur nga partitura e tij një batutë jo shumë të rëndësishme.Toskanini gjatë provave e ndërpreu orkestrën dhe i foli violonçelistit:

– Juve keni harruar disa nota pa luajtur.

– Jo mjeshtër, unë i kam rënë të gjitha notave që janë të shkruara.

– Ma jep ta shikoj. Violonçelisti i tregoi partiturën.

–         Po nuk e shikoni? – i tha Toskanini, – këtu kanë qenë disa nota dhe janë prishur.

Mark TUEN (1835-1919) shkrimtar realist amerikan

* Tueni ishte fëmijë që nuk linte dy gurë bashkë. Luante në brigjet e lumit që kalonte përmes fshatit të lindjes. Shpesh herë e kishin shpëtuar nga mbytja. Kur e çonin në shtëpi nëna plakë thoshte për humor;

– Gjithnjë kështu ndodh, ata që duhet të varen shpëtojnë nga uji.

* Emri i tij i vërtetë ishte Samuel Klement. U quajt Mark Tuen në këto rrethana. Qysh fëmijë, midis mjeshtërive të tjera ai punoi edhe si ndihmëspilot në një anije. Gjatë kalimit të Misisipit, piloti maste thellësinë e ujit dhe në çdo matje i thoshte:

– Mark Tu! Këto fjalë kanë kuptimin “shëno dy”. Për këtë arsye, më vonë, kur ai u bë gazetar, në kujtim të këtij piloti që e kishte bërë mjeshtër, mori si pseudonim këto dy fjalë me të cilat pastaj u bë i famshëm.

* Kur ishte në Uashington, shkrimtari ishte i varfër dhe i uritur. Ai nuk kishte asnjë dollar në xhep. I lodhur dhe i dëshpëruar u ndal përpara një hoteli. Papritur i del përpara një qen i bukur gjahu. Ndërkohë iu afrua aty pranë një gjeneral, i cili e pëlqeu shumë qenin. Ai e pyeti Mark Tuenin në se mund ta shiste për tre dollarë. Marrëveshja u arrit dhe gjenerali hyri në hotel me qenin, që sapo bleu. Pas pak kohë i zoti i qenit e pyeti shkrimtarin në se kishte parë rastësisht një qen gjahu.

– Në qoftë se më jepni tre dollarë, ua gjej unë, – i tha Mark Tueni: Shkoi te gjenerali, ia ktheu tre dollarët, i mori qenin dhe pastaj ia dorëzoi të zotit marrëveshjes që kishte bërë me të.

* Kur Mark Tueni ende reporter i ri në një gazetë të San Franciskos, një grua e takoi në rrugë me një kuti kartoni të madhe cigaresh në krah.

– Zotni, i tha ajo, – ju shoh shpesh me një kuti të tillë të madhe cigaresh në krahë. Më duket se pini pak si shumë cigare.

– Oh, jo zonjë, – u përgjigj Mark Tueni, – po ndërroj shtëpinë sërishmi. Kutia e madhe e cigareve në atë kohë mblidhte gjithë plaçkat e tij.

* Mark Tueni hante në një pension ku shkonin më shumë studentët. Ata ishin shpesh viktima të shakave të tij. Një herë për t’u hakmarrë me të u morën vesh me të zonjën e pensionit që t’i vinin në tryezë një gjel deti. Një këmbë ia kishin bërë false (imitim gome) dhe e vendosën që ai ta kapte nga kjo anë. Mark Tueni e kuptoi menjëherë lojën dhe i tha aty për aty pronares:

– Më duket se e keni ndërruar furnitorin, apo jo zonjë?

– Jo, – u përgjigj pronarja, – po përse e thoni këtë?

– Sepse sot mishi i gjelit ishte shumë i zgjedhur. Si ky, nuk më është servisur ndonjëherë në pensionin tuaj.

* Duke qenë ortak me botuesin e tij ai falimentoi. Tueni sakrifikoi shumë gjëra që të paguante kreditorët e shoqërisë botuese. Ai shiti mobiljet, librat dhe shumë gjëra të tjera. Megjithatë nuk mundi t’i shlyente të gjitha. Atëhere me ngulm dhe guximin e tij karakteristik dhe pse ishte gjashtëdhjetë vjeç, iu vu punës pa pushim deri sa arriti të paguante edhe kreditorët e fundit. Popullj, amerikan e admiroi këtë provë të nderit dhe të guximit të tij dhe vendosi t’i dhuronte shkrimtarit një shtëpi të vogël. Kështu i zëvendësoi ato që kishte shitur kur kishte qenë në ditë të këqija.

* Shtëpisë së tij të vogël i silleshin rrotull hajdutët që i kishin marrë të gjitha sendet me vlerë prej argjendi. Ai ngriti në murin e sallonit një kartelë ku shkroi me shkronja të mëdha dhe të dukshme:

– Vihen në dijeni të gjithë zotërinjtë hajdutë, se në këtë shtëpi, nuk ka më veçse vazo të mëdha prej argjendi, të cilat do t’i gjeni në dollapin e dhomës së ngrënies pranë kanistrës ku flenë macet e vogla. Në qoftë se edhe kanistra ju shërben, kini mirësinë t’i vini macet në dollap. Mos bëni zhurmë që të mos mërzitni të zotët e shtëpisë. Ju lutemi kur të dilni mbyllni mirë portën”.

* Shkrimtari i shquar takoi kreditorin e tij që i tha:

– Po si kështu? Jo vetëm nuk po më paguani, por edhe nuk po i përgjigjeni letrave letrave të mia. Unë ju kam shkruar duke ju futur në zarf një pullë poste për përgjigjen tuaj. Dua të di kur do të jeni gati të më paguani… Me sa duket ju nuk po më përgjigjeni se po kurseni paratë për pullën e postës.

– I dashur zotni, – u përgjigj qetë- qetë Mark Tueni më është dukur punë delikate që t’ji shkruaja duke përdorur pullat tuaja. Kam menduar se kështu do t’ju shqetësoja.

* Një mik e kishte ftuar që t’i jepte mendim për popujt e ndryshëm të botës. Mark Tueni tha:

– Kur zoti mbaroi së bëri botën, pyeti popujt se çfarë kërkonte secili prej tyre nga ai.

“Biftekë”u përgjigjën anglezët, francezët, deshën “Gra të bukura; gjermanët “Lakër turshi”, italianët “Muzikë” amerikanët “dollarë”, ndërsa rusët thanë: “Prisni pak se ende nuk kemi vendosur se çfarë do të kërkojmë”.

* Kur kalonte nëpër Berlin e ftoi për drekë perandori Vilhelm II. Pasi shkrimtari u kthye në atdhe, Vilhelmi dërgoi një njeri për ta pyetur se pse shkrimtari amerikan kishte ndenjur fare i heshtur gjatë pritjes në Berlin.

– I thoni perandorit, – iu përgjigj Mark Tueni, se unë mbeta gjithë kohën, i heshtur sepse fliste gjithnjë madhëria e tij Vilhelmi II, i cili nuk më la radhë. Po në fund, të fundit, ka bërë shumë mirë, sepse ishte në shtëpinë e tij. I thoni se, po të vijë për drekë në shtëpinë time, do të flas gjithnjë unë dhe atij do t’i takojë të heshtë.

* Një zotni i dërgoi humoristit të shquar fotografinë e vet, që ngjante shumë me Tuenin.

Mark Tueni iu përgjigj:

Fotografia juaj më ngjan akoma më shumë se sa i ngjaj unë vetvetes. Do ta vendos në dhomën e vogël të banjës, në vend të pasqyrës, që ta kem çdo mëngjes përpara kur të ruhem.

* Mark Tueni tregonte se nëna e tij e rrihte me pëllëmbë për marrëzirat që bënte. Shpesh ai nuk ishte i bindur për fajin e tij. Kur i ankohej nënës ajoipërgjigjej:

– Mund të kesh të drejtë, por në qoftë se nuk i meriton këto pëllëmbë për fajin që ke bërë sot, do t’i kesh merituar një herë tjetër më parë. Kur unë nuk t’i kam dhënë.

Prandaj po ta jap kusurin tani dhe kështu jemi të larë.

* Mark Tueni ishte më pak se shtatëmbëdhjetë vjeç kur në një darkë babai i dha të ndante një pulë të pjekur.

Ai preu lafshën dhe ia dha mysafirit që ishte prift dhe i tha:

– O at i shenjtë, meqenëse, ju mbani kierikë po ju jap kreshtën e pulës. Pastaj preu kokën dhe ia vuri përpara babait:

– Babush, meqenëse ti je kryetar i familjes, të takon pra koka e pulës. Pastaj u kthye nga të motrat.

– Meqenëse ju do të largoheni shpejt nga kjo shtëpi, ju duhen krahë për të fluturuar, prandaj po ju jap krahët e pulës.

Këmbët ia dha s’ëmës duke i thanë:

– Meqenëse ty të duhet të shkosh sa andej- këtej nëpër shtëpi, kemi nevojë për këmbë të forta dhe prandaj ty të jap këmbët e pulës.

Më në fund e mbylli:

– Atëhere, meqenëse unë jam një trup i vdekur në shtëpi, siç më quani shpesh ju të gjithë, domethënë nuk vlej për asgjë prandaj është drejtë të marr trupin e pulës, që nuk lëviz pa gjymtyrë. Kështu midis të qeshurave të të pranishmëve ai mori për vete pothuaj të gjithë pulën.

* Një kasap, fqinjë i Mark Tuenit e pyeti:

Të lutem, më hiq një kuriozitet. Vërtetë të gjitha librat që mbajnë emrin tuaj i keni shkruar ju?

– Pa tjetër, – u përgjigj Mark Tueni i habitur nga kjo pyetje.

– Meqenëse e thoni me gojën tuaj e besoj, por ju betohem se edhe sikur t’ju kisha parë nuk do ta besoja.

* Të tjerët e quanin vetëm si humorist, kurse të afërmit përkundrazi, thonin se ai ishte i prirur për studime serioze.

Vajza e tij Sofia, që vdiq në moshën dhjetëvjeçare, kishte filluar të shkruante, natyrisht me shumë gabime gjuhësore por me shprehje shumë të bukura për moshën e saj; një bigrafi për babanë. Midis të tjerave ajo shkroi: “Babai im është më shumë filizof dhe pëlqen librat dhe bisedat serioze më tepër se ato që të bëjnë për të qeshur.” Edhe Bernard Shou thonte se Mark Tueni do të meritonte admirim dhe mirënjohje më shumë si sociolog sesa si humorist.

* Një miku i tij duhej të operohej. Mark Tueni e ngushëlloi në një mënyrë të çuditshme. Ai i tha:

– Kur të të fillojë operacioni për të ngushëlluar veten mendo që ndërkohë që t’i vuan nga dhimbjet, kirurgu gëzohet se do të fusë në xhep paratë e tua.

* Tueni doli të shëtisë me automobil me një mik, i cili sapo kishte marrë patentën. Një çast miku i tha Tuenit:

– Diku këtu afër është një restorant i mirë. A ndalemi për të ngrënë mëngjesin?

Duke thënë këto fjalë, bëri një kthesë të gabuar dhe e përplasi makinën te një pemë. Asnjëri nga udhëtarët nuk u vra, përveç dëmeve që pësoi makina.

Mark Tueni u ngrit nga toka dhe i tha shoferit:

– A mund të më tregosh, të lutem, si mund të frenohet makina kur ka drurë përpara?

* Kur Mark Tueni i paraqiti dorëshkrimin e veprës së tij të parë botuesit Karetlo, ai nuk deshi ta botonte.

Njëzet vjet më vonë, kur Tueni ishte bërë i shquar, e takoi botuesin në Zvicër. Ai i zgjati dorën dhe i tha:

-1 dashur Tuen, ka një njeri që sot është bërë edhe më i shquar se ti. Ky person jam unë. Në të vërtetë unë nuk jam ndonjë njeri me rëndësi e, megjithatë, kam një fakt në jetën time që më ka bërë shumë të dëgjuar. Unë kam kthyer dorëshkrimin tuaj. Sigurisht që sot më marrin si gomari më i madh i Tokës dhe i shekullit.

* Duke shëtitur pranë një varreze, humoristi pa disa inxhinierë dhe punëtorë që bënin disa matje. I pyeti se përse i bënin matjet.

– Meqenëse gardhi që rrethon varrezën është prishur, duam të bëjmë një mur të mirë rrethues për gjithnjë.

– Një mur? Po përse bëni mur, sa kohë që ata që janë brenda nuk mund të dalin jashtë dhe ata që janë jashtë, nuk kanë asnjë dëshirë që të hyjnë brenda?

* Kur udhëtonte me tren Tueni nuk hynte në bisedë me bashkëudhëtarë. Njëherë u mërzit shumë prej një njeriu që donte të bënte muhabet me çdo kusht me të.

Ai e pyeti se çfarë librash lexonte, por Tueni që hiqej sikur ishte zhytur thellë në lexim, nuk iu përgjigj fare. Atëherë ai nisi ta lëvdonte në sytë e gruas së vet se ishte një djalë studioz. Pastaj i ofroi një cigare:

– Faleminderit, – i tha Tueni, – nuk e pi.

Entuziazmi i udhëtarit u dyfishua kur i ofroi një gllënkë uiski. Ai mori përgjigjen:

– Faleminderit unë nuk pi kurrë liker.

– Ç’djalë i mirë, – i tha udhëtari së shoqes. Pastaj u kthyen edhe njëherë nga Tueni dhe i tha: Më lejoni t’ju prezantoj gruan time.

– Faleminderit, – u përgjigj qetë Tueni, – po unë nuk i dua kurrë gratë.

* Një ditë humoristi i famshëm shkoi të vizitonte studion piktori të dëgjuar.

– Nuk është keq, – tha Tueni duke parë një tablo të porsa përfunduar. Nuk është keq vetëm se unë do të kisha hequr këtë renë këtu.

* Dhe zgjati dorën për të treguar vendin ku ndodhej reja e tepërt. -Kujdes, kujdes – bërtiti piktori. Ngjyra ende nuk është tharë.

– Oh, mos u shqetësoni! – tha Tueni pa e prishur qetësinë, sikurse e shihni unë jam me doreza dhe nuk ka rrezik që të fëlliqen gishtat.

* Një zonjushe e pyeti Mark Tuenin se cila ishte vlera e librave.

– Vlera e librave është e paçmueshme, – u përgjigj humoristi i shquar, por varet sipas rasteve. Për shembull një libër i lidhur me lëkurë është i shkëlqyer për të mprehur briskun e rojes. Një libër i vjetër i lidhur me pergamen është një predhë shumë e mirë për të gjuajtur Maçokun. Më në fund një atlas me fletë të gjerë ka letër të përshtatshme për ta vënë në dritare.

* Kur Tueni ishte drejtor i një gazete, iu ankuan se kronisti i gazetës kishte dhënë lajmin e gabuar, sikur ai kishte vdekur. Humoristi nuk deshi të besonte dhe i tha se kronisti ishte i saktë dhe nuk gabonte kurrë. Lajmi nuk kishte se si të mos ishte i vërtetë. Tjetri kërkoi me këmbëngulje një rektifikim në gazetë.

– E pamundur, – u përgjigj Mark Tueni, – gazeta ime nuk boton rektifikime.

Atëhere ai i dërgoi një rektifikim me anën e portierit dhe drejtori nuk mundi të mos pranonte. Vetëm për të mos ardhur në kundërshtim me rregullat veproi kështu, e botoi rektifikimin duke vënë emrin e të interesuarit midis emrave të të lindurve që botonte zakonisht gazeta.

* Mark Tueni ishte i sëmurë dhe kishte dy ditë që nuk kishte vënë gjë në gojë. Ditën e tretë e ndjeu veten më mirë dhe kishte uri. Infermierja që e kuronte i solli një lugë me lëng mishi.

Ai donte diçka më shumë por infermierja nuk e lejoi.

– Kjo mjafton, nuk mund të hash më.

Shkrimtari u detyrua të bindej, mori lugën e lëngut dhe i tha se donte të lexonte diçka.

– Po kujdes, – shtoi ai, – se mos më sjellësh për të lexuar ndonjë pullë poste.

* Një gazetar amerikan që dëfrehej me intervistat e njerëzve të mëdhenj, e pyeti Tuenin se ç’mendonte për ferrin dhe për parajsën. Humoristi i shquar iu përgjigj: – Nuk mund ta them mendimin tim se kam miq në të dy vendet dhe më duhet të ruaj asnjanësi të plotë.

* Ja disa aforizma të Mark Tuenit:

– Shqetësimi që shkaktohet nga shembulli i mirë, është nga më të vështirët që të përballohet.

– Besimi fetar qëndron në të besuarit e atyre gjërave që nuk janë të vërteta.

–         E vërteta është pasuri shumë e çmuar, prandaj duhet ta ruajmë atë si çdo pasuri tjetër.

Ivan TURGENIEV (1818-1883) shkrimtar i njohur realist rus

* Turgenievi në bisedë me disa miq tha për një kritik: – Krahasimi që do të bëj nuk është fisnik, por është i vërtetë. Ky kritiku ynë është si një qen gjahu që kam pasur unë. Ai i bënte shumë mirë të gjitha ato që bëjnë zakonisht qentë në gjah, vetëm se nuk kishte nuhatje, prandaj m’u desh që ta shisja.

* Për dashurinë Turgenievi thoshte:

– Jeta ime është e mbushur me dashuri. Vetëm dashuria i jep atë zhvillim të përsosur aftësive tona, që është aq i nevojshëm për artistin. Isha i ri dhe dashurohesha me të bijën e një mullixhiu, që banonte në afërsitë e Peterburgut. E shihja sa herë shkoja për gjah në ato anë. Për aq vjet sa njiheshin nuk deshi të pranonte prej meje asnjë gjilpërë.

Më habiti një ditë kur më tha:

– Dua të më bëni një dhuratë. Sillmëni një sapun të parfumuar nga Petërburgu.

– la solla sapunin. Ajo më pa aty dhe më bëri shenjë që të prisja. Pas dhjetë minutash u kthye duke më treguar duart e bardha e me erë të mirë nga sapuni. Pastaj më tha:

Tani puthmëni duart, sikurse damave nëpër sallonet e Petërburgut.

* Studentët e Universitetit të Petërburgut ankoheshin se shumë profesorë nuk bënin leksione. Rektori vendosi që pedagogët e pranishëm në fakultete të zëvendësonin ata që mungonin.

Kështu ndodhi, – tregonte duke qeshur Turgeriievi, – që prifti duhej të fliste për shtatzaninë në vend të gjinekologut që mungonte, kurse gjinekologu kur mungonte prifti duhej të fliste për mbarsjen hyjnore të Maries.

* Në një restorant të mbushur plot me njerëz Turgenievi mezi gjeti vend, Pas pak hyri në lokal një gjeneral i fryrë si kaposh. Duke parë se kishte vend, ai u afrua te tryeza ku ishte ulur Turgenievi. Shpresonte se ai do të ngrihej, për t’i liruar vendin. Ai i foli gjithë mllef Turgenievit, që po hante i qetë.

– Zotni, çfarë ndryshimi ka midis njeriut dhe kafshës?

– Ndryshimi është ky: njeriu ha ulur, kurse kafsha në këmbë.

* Turgenievi nuk donte të fliste për vete dhe as të tjerët për të. Çdo lavdërim që i bënin e mërziste. Ishte kundërshtar i vendosur i intervistave. Një përkthyes italian i veprave të tij kërkoi më kot ndonjë të dhënë për jetën e tij. Kur ia kërkoi autorit ai i tha:

– Biografia ime është në veprat e mia.

Rihard VAGNER (1813-1883) kompozitor, dirigjent, kritik arti e dramaturg gjerman

* Në rininë e tij Vagneri nuk mendonte gjë tjetër veçse si të siguronte para për të luajtur me letra. Në darkë hynte në lokalin e lojës ku rrinte deri në mëngjes. Atje humbiste vazhdimisht. Nëna shqetësohej për qëndrimin e tij të padenjë dhe pikëllohej që i biri kthehej aq vonë në shtëpi. Një mbrëmje e ngarkoi të birin që t’i merrte pensionin. Me këto para ai luajti deri sa i humbi të gjitha, përveç një monedhe të vogël. E vuri edhe monedhën e fundit, por këtë herë fitoi. Fitoi edhe disa herë të tjera deri sa siguroi pensionin e nënës. Atëherë ai u betua se nuk do të luante më dhe e mbajti fjalën gjatë gjithë jetës.

* Më 1839 një poet dhe muzikant i ri gjerman u largua nga vendi i vet dhe shkoi në Francë për të shfaqur veprat e tij me një letër rekomandimi për drejtorin e operës së Parisit.

Në këtë letër shkruheshin vetëm këto fjalë:

“I dashur mik, ma hiq qafe këtë budalla”.

Dhe ky “budalla” ishte vetë Vagneri.

* Muzika vagneriane u vlerësua vonë jo vetëm nga publiku i gjerë, por edhe nga muzikantët e shquar. Rosini më 1865 thoshte:

– Nuk do të arrij kurrë ta kuptoj edhe sikur të rroj sa Noja.

* Verdi po atë vit i shkruante një mikut të tij muzikant:

“Kam dëgjuar simfoninë e operës “Tanojzeri” është një mall për

budallenjtë”.

Dhe Berliozi mbas “Tristanit” deklaroi: “Ai është i çmendur, i çmendur

e për t’u lidhur”.

* Vagnerit, i pëlqente muzika e Rosinit. Tregon vetë se kur po kompozonte “Lohengrinin” u shkëput nga puna për të dëgjuar “Vilhelm Telin”. Një herë një princëshë tha:

– Po ju them në konfidencë se mua më pëlqen shumë muzika e Rosinit, por mos ia thoni këtë vagnerianëve sepse nuk do të ma falin kurrë.

* Xhuzepe Verdi e admironte shumë operën “Tristani dhe Izota” të Vagnerit. Ai thoshte për të:

– Përpara kësaj ndërtese gjigande rri gjithnjë me tmerr dhe me habi, dhe nuk e kuptoj sesi mund të jetë e një njeriu kjo vepër. Akti i dytë është një prej veprave më madhështore të shpirtit njerëzor.

* Vagneri i donte shumë kafshët. Në shtëpinë e tij kishte një kafaz të madh me majmunë. Shkonte vazhdimisht në kopsht për të vizatuar një buf. Kur shkruante thërriste:

– Ja natyra pa maska. Është e egër por e çiltër. Ky buf e ka kokën si të luanit.

Kur i tregonte mikut të tij për dashurinë e madhe që kishte për të, i thoshte:

– Unë ju kam në zemër midis gruas, luanit dhe qenit.

* Vagneri kishte sjellje të çuditshme dhe krejt të veçanta. Ai e ndërtoi vetë varrin e tij kur ishte gjallë. Varrin e ngriti në kopsht në pjesën e poshtme të shtëpisë dhe fare pranë saj. Kur kishte miq të ftuar në tryezë shpesh u fliste për varrin dhe për vdekjen e tij.

– Miqtë e mij – thoshte ai, – edhe kur jeta na buzëqesh shumë, jemi gjithnjë pranë, vdekjes. Kam dëshirë të madhe t’ju tregoj varrin tim.

Të gjithë të ftuarit shkonin për të vizituar varrin e tij.

* Kur ishte në humor të mirë Vagneri e shpotiste shpesh muzikën.

Kur bëheshin provat e “Mjeshtërve Këngëtarë”1′ nga fundi i aktit të dytë, u tall me interpretuesit:

– E po muzikë është kjo? Çfarë malli është ky?

Pastaj mjerë ai që i bënte edhe me të voglin qortim për muzikën e tij, qoftë edhe për muzikën e kohës së tij rinore për “Riencin”2) për shembull.

* Në një nga operat e fundit të “Parsifaltit”3) një nga figurantët nuk rrinte në vendin e tij. Vagneri i zemëruar tha:

– Ç’bën atje, more, copë hajvan? Shko në vendin që të takon.

Tjetri u bind, por u tha të gjithëve se nuk do të merrte pjesë në shfaqje në qoftë se Vagneri nuk i kërkonte të falur. Mjeshtri e mori vesh këtë, u afrua te figuranti dhe duke qeshur i tha:

– Unë të quajta një “copë gomar” dhe kam bërë padrejtësi, sepse ju jeni një gomar i tërë.

* Vagneri ishte nëntë vjeç kur dëgjoi për herë të parë Freischut të Veberit. Kjo shfaqje i la mbresa aq të thella sa ai vendosi që të bëhej muzikant dhe të imitonte Veberin. E ëma, për të kënaqur dëshirën e tij, e çoi djalin te mjeshtri Human që të merrte mësime në piano. Kur e dëgjon Vagnerin që interpretoi plot me gabime mësuesi i inatosur tha:

– Kur të rritesh mund të bëhesh ç’të duash, po muzikant kurrë. Atëherë nëna e dërgoi te një mësues tjetër për të mësuar violinën. Por edhe ai i tha se ishte nxënësi më i keq që kishte.

– Si mund të bëhesh muzikant, – i tha e ëma, – kur nuk mund të mësosh dot asnjë instrument?

– Nuk ka rëndësi, – u përgjigj Vagneri, – unë po të them që do të bëhem muzikant dhe ke për të parë se do të bëhem.

* Muzikën e Rosinit e nënçmonte dhe e quante pjesë për kitarë. Në vitet e fundit të jetës së tij ndërroi mendim:

Kur Vagneri vajti në Venedik një mbrëmje u ul me familjen e tij në kafe “Floria” . Në mes të sheshit po luante banda. Në një çast pushimi Vagneri u ngrit, kaloi në mes të turmës që rrethonte ekzekutuesit u afrua te dirigjenti dhe tha:

– Jam Vagneri, – tha.

Mjeshtri i orkestrës, i befasuar nga ky prezantim u përkul me nderim të madh para muzikantit të shquar. Të gjithë orkestranët e rrethuan me admirim. Vagnreri u bëri atyre lavdërimet e rastit për interpretimin e mirë, që i habiti orkestranët.

– A mund të luani për mua sinfoninë “Laraska Vjedhacake”, – i pyeti Vagneri.

– Mjeshtri u bë copë për të kënaqur Vagnerin.

* Roshi ishte një nëpunës i varfër i doganës që e donte shumë poezinë dhe të dielën. Të vetmen ditë të lirë që kishte e kalonte duke bërë vjersha kur hyri në zyrën e tij, dëgjoi një të huaj gjerman që ankohej për vonesën në doganë. Roshi ndërhyri:

– Si ju quajnë? – e pyeti të huajin.

– Rikard Vagner!

– Jam i lumtur, – u përgjigj Roshi, – që i shërbej një muzikanti të madh.

– Po si më njohët?

Si përgjigje ai nisi të këndojë disa pjesë nga “Tanhojzeri”.

– Ah, – ia bëri Vagneri, – kjo është një shenjë e mirë. Nesër hajde të hamë mëngjesin së bashku.

Muzikanti i madh dhe poeti i vogël u morën vesh kaq mirë sa ditën tjetër Vagneri i dha Roshit detyrën që të përkthente frëngjisht Tanhojzerin.

Xhuzepe VERDI (1813-1901) kompozitor i shquar italian

* Xhuzepe Verdin kur ishte fëmijë e shpëtoi nga terrori austro- rus e ëma, e cila e futi në fillim në sakristi dhe pastaj në këmbanore të kishës. Më vonë Bepini i vogël ra në një kanal me ujë. Atje do të mbytej po të mos e shpëtonte një njeri që kaloi aty pari. Në një kishë ra rrufeja dhe vrau priftin me katër vetë të tjerë, ndërsa Verdi që ishte aty pranë tyre përsëri shpëtoi.

* Që kur ishte fëmijë bëri punë të ndryshme në hotelin e vogël të babait. Atje ai shpesh i linte punët mënjanë dhe ngulte vështrimin në qiell.

Gëzimin më të madh djali i vogël e kishte kur një violinist shëtitës ndalonte para shtëpisë së tij dhe i binte instrumentit. Ai atëherë linte çdo gjë dhe dëgjonte meloditë që dilnin nga telat e violinës. Më vonë Verdi u bë mik i violinistit të varfër. Ai zbuloi te fëmija prirje të theksuar për muzikë, foli me prindërit dhe i këshilloi që ta dërgonin djalin për të studiuar muzikë. Ai parashikoi të ardhmen e madhërishme të Verdit.

* Në moshën tetëvjeçare i ati sakrifikoi për t’i blerë një spfnetë^ të vjetër. Kjo vegël muzikore ishte përdorur keq dhe duhej goditje e fortë që të nxirrte ndonjë tingull. Atë e qëlluan fort duart e Verdit sa u prish shpejt. Një mjeshtër i mirë e rregulloi instrumentin pa asnjë shpërblim.

– Bepini juaj, – i tha ai babait të djalit, – tregon një dashuri të tillë për muzikën, sa mua me ngazëllen dhe më bën që të mos kërkoj asnjë shpërblim.

* Verdi, që të dëgjonte sa më shumë organon hyri në punë në kishë. Në vend që të bënte detyrën e ngarkuar harrohej duke dëgjuar muzikë. Prifti e shau rëndë Verdin dhe ai shkoi në shtëpi duke qarë. Atëherë iu lut nënës:

– Nënë, të lutem shumë më dërgo të mësoj për muzikë.

Të dhënat e mira të djalit të vogël dhe zgjuarsia e tij e madhe i vunë në lëvizje të gjithë për ta ndihmuar me mjetet e mundshme që ai të përparonte. Një tregtar i pasur i dha paratë, një organist i dha mësimet e para muzikore, prifti i fshatit i mësoi latinishten. Mirëpo prifti që deshi t’i jepte profesionin e vet gjeniut të ardhshëm të muzikës, thoshte:

– Nuk e kuptoj, se çfarë bmmi ka ky njeri që të studiojë muzikë? Kur organisti u sëmur keq dhe e zëvendësoi Verdi, prifti dëgjoi duke i

rënë instrumentit të kishës, ndërroi mendim dhe i tha:

– Biri im, ti ke të drejtë, shko pra të studiosh muzikë.

* Verdi i vogël e kishte pasion të madh muzikën. Në Buseto një farmacist Antonio Barezi^ i binte klarinetës dhe çdo mbrëmje jepte koncerte bashkë me muzikantë të tjerë. Çdo mbrëmje shikonin një fshatar të vogël, të varfër, që mbështetej pas murit të shtëpisë dhe dëgjonte. U përpoqën disa herë ta dëbonin, por më kot. Ai kthehej prapë aty për të dëgjuar muzikë.

Atëherë farmacisti’i tha djalit të vogël:

– Biri im, meqenëse të pëlqen kaq shumë muzika, hajde brenda në shtëpi të dëgjosh dhe mos rri jashtë në mes të rrugës, se do të marrësh të ftohtë.

Fshatari i vogël ishte Xhuzepe Verdi. Ai u fut në shtëpi gjithë druajtje dhe rrinte i fshehur në një kënd. Verdi shkoi disa herë dhe krijoi marrëdhënie familjare me farmacistin.

Atje u dashurua me të bijën e tij Margaritën, me të cilën edhe u martua.

* Në moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare Verdi u paraqit si kandidat për t’u pranuar student në konservatorin e Milanos.

Dha provim para një komisioni muzikantësh, ku bënin pjesë mësuesit më të famshëm që kishte Milanoja në atë kohë. Interpretoi Kapriçion në La të Hercit, pastaj priti gjithë ankth përgjigjen… por ajo nuk i erdhi. Vetëm pak kohë më vonë një nga anëtarët e komisionit e lajmëroi se ishte rrëzuar.

Verdi e ndjeu veten shumë të fyer dhe mësuesit i erdhi shumë keq. Ai e këshilloi që të vazhdonte mësimet privatisht, i dha zemër që të gjente ndonjë mësues. Megjithatë, Verdi nuk u ngushëllua dhe iku duke u thënë të gjithëve: – E kuptoni, më quajnë të paaftë për muzikë dhe më kanë rrëzuar.

* Pas duksesit të bujshëm të Nabukos, Verdi u bë i pamëshirshëm me libretistët. Ai donte që ata t’i nënshtroheshin vullnetit të tij të fortë. Gjithnjë bënte ndryshime në librat.

Njërin nga libretistët e tij që nuk ulej në punë, e mbyllte me çelës në dhomë dhe e lironte pasi kish kryer punën e ngarkuar. Verdi arriti ta nënshtronte libretistin dhe qeshte sa herë e kujtonte atë ndodhi.

* Verdi ende i ri, që banonte në Milano, u bë shumë i njohur.

Një ditë gjenerali austriak, guvernator i qytetit, e thirri mjeshtrin e ri dhe i kërkoi një marsh për trupat e tij.

– Gjeneral, – u përgjigj ftohtë Verdi. – Po të doni unë kam vetëm ariet e tërheqjes.

* Verdi ishte patriot dhe për këtë ka prova të shumta. Që nga “Oberto” (1839) e deri te “Falstafi” (1893) gjithë vepra muzikore e Verdit përshkohet nga dashuria e zjarrtë për atdheun.

Çdo notë e muzikës së tij ishte një thirrje për luftë kundër pushtuesit dhe çdo melodi kthehej në himn popullor.Çdo shfaqje kthehej në një demostrim patriotik, që shkaktonte zemërimin e policisë austriake. Në shenjë mirënjobjeje kompozoi një himn kushtuar Maxinit J). Gjatë Luftës së Parë për pavarësi përkrahu nënshkrimin e një dokumenti në favor të të plagosurve në luftë. Më pas u zgjodh deputet në Parlamentin e parë italian.

* Kur Verdi ishte në shtëpinë e botuesit për t’i dorëzuar partiturën e Trovatores erdhi një kritik muzike, i cili e pa partiturën dhe i kërkoi leje au-torit që të provonte në piano disa pjesë të operës. Verdi ia dha lejen dhe zgjo-dhi vetë pjesët që kritiku do të luante në piano. Në fillim ishte kori Xhitanët.

– Si të duket? – i tha Verdi kritikut. Kritiku nuk mbeti aspak i kënaqur. Verdi fërkoi duart duke qeshur dhe i dha një pjesë tjetër të operës. As kjo nuk u miratua prej tij.

Verdi u tregua shumë i kënaqur dhe e përqafoi:

– Po çfarë do të thotë ky përqafim? – thirri i habitur kritiku.

– I dashur miku im, – iu përgjigj mjeshtri, – duhet ta dini se unë kam bërë një vepër popullore që t’iu pëlqejë të gjithëve përveç kritikëve. Në qoftë se të pëlqen ty nuk do t’i pëlqejë shumicës. Tashti gjykimi yt mohues më siguron suksesin e muzikës sime.

* Opera e parë “Oberto” pati sukses të plotë. Ajo i siguroi Verdit mbrojtjen e një sipërmarrësi me emër, i cili që nga ky rast pati besim të patundur te muzikanti i ri. Ai i besoi Verdit për të vënë në muzikë një libret me titull “I syrgjynosuri”. Po në këtë kohë sipërmarrësi i dha edhe Merelit1J një libret për kompozim, por ky nuk e pëlqeu dhe shkoi te Verdi për të këmbyer libretin me të. Verdi kishte respekt për Merelin dhe pranoi ta këmbente. Libreti që mori ishte “Nabuko”.

Nga leximi i libretit të “Nabukos” Verdi mbeti i pakënaqur, nuk e pëlqeu dhe vrapoi te Mereli për të rimarrë libretin e parë. U deshën përpjekje të mëdha për ta bindur që të hiqte dorë nga mendimi i tij. “Nabuko” ishte krijuar enkas për gjeninë e Verdit, kurse “I syrgjenosuri” ishte i dobët dhe nuk u vlerësua fare kur u paraqit në skenë.

* Verdi ishte shumë kërkues në prova. Në Firence provat e “Makbethit” vazhduan tre muaj. Vetëm dueti midis baritonit dhe primadonës në aktin e parë u provua në piano pesëqind herë. Megjithatë, Verdi nuk ishte i kënaqur. Kur teatri ishte plot me njerëz në shfaqjen e premierës dhe aktorët kishin veshur kostumet, mjeshtri thirri baritonin dhe primadonën, i futi në një sallë dhe kërkoi nga dy artistët të provonin dhe një herë duetin e famshëm.

Baritoni i lodhur nga provat nuk duroi më dhe thirri:

– Po kemi bërë tashmë pesëqind prova! Dhe Verdi qetë- qetë i tha:

– Mbas pak nuk do të më thuash më kështu, sepse do të bëhen pesëqind e një.

* Provat e “Rigoletos” kishin mbaruar por mungonte kënga që tenori duhej të këndonte në fund të aktit. Vetëm në provat e përgjithshme, kur tenori ishte shumë i preokupuar, Verdi dorëzoi të famshmen “La dona e mobile” (gruaja është e lëvizshme). Për këtë arie mori shkas nga një sonatinë e Bethovenit. Publiku e mësoi shumë shpejt dhe nisi ta këndojë menjëherë pas shfaqjes së parë.

Viktor Hygoi u zemërua shumë me Verdin kur vepra e tij “Ernani” u shfaq në Paris me titullin “I syrgjynosuri”. E njëjta gjë ndodh edhe me “Rigoleton”, titulli i veprës së tij të njohur “Mbreti dëfrehet”. Kjo ndërhyrje e muzikantit italian e inatosi shumë.

Hygoit nuk po i durohej sa ta shikonte shfaqjen, kur dëgjoi kurtetin final, në të cilën dy vetë qajnë dhe dy të tjerë tallen, dramaciteti i lartë romantik arriti kulmin me emocionet e thella lirike. Atëherë poeti i madh francez e delkaroi veten të mundur dhe pranoi që drama e tij ishte ndjerë më shumë nga rivali i tij italian.

* Franca e donte Verdin ta kishte për vete dhe i propozoi disa herë të vendosej në Paris ku të shkruante opera për teatrin e tij të madh të muzikës dhe të drejtonte konservatorin.

* Më 1862 u dha në Firence “Atila” që nuk pati shumë sukses sepse këngëtarët ishin të papërshtatshëm. Kur mbaroi shfaqja sipërmarrësi e pyeti Verdin sesii ishte dukur shfaqja.

– Një Atila i përkryer, pikërisht në karakter, – thirri Verdi, – aq i vërtetë saqë të gjithë këngëtarët ishin ostrogotë dhe vizigotë, barbarë të vërtetë.

* Në kohën kur kompozonte Traviatën, Verdi ishte në humor të keq. Fliste shumë pak dhe rrinte i mënjanuar orë të tëra në dhomën e tij. Ta lajmëroje për të ngrënë mëngjesin dhe drekën ishte punë e vështirë. Askush nuk guxonte ta thërriste. Një mbrëmje, kur kishte kaluar një gjysme ore nga koha e caktuar për të ngrënë darkë, e shoqja, Xhuzepina, mori guximin që ta thërriste për të ngrënë. Kur u bë gati për të trokitur në derën e dhomës, u tërhoq sepse dëgjoi disa tinguj që mjeshtri po përsëriste në piano. Verdi e përdorte rrallë pianon për të kompozuar, prandaj së shoqes iu duk e çuditshme dhe ndenji prapa derës për t’a dëgjuar. Melodia ishte aq mallëngjyese saqë ajo harroi përse kishte ardhur dhe sytë iu mbushën me lot. Ishte e famshmja: “Lamtumirë o e kaluar”.

Ai kishte një shtëpi në Buseto”, ku kalonte orët më të mira të jetës së tij. – Këtu, – thoshte Verdi, – jam gjithnjë në mes të kafshëve, të atyre kafshëve më të mira që janë me katër këmbë.

* Verdi po shëtiste afër shtëpisë së tij në Sant Agata2), me poetin Gislanconi, autor i libretit të Aidës. Jo shumë larg vilës ishte një grumbull i madh plehu i rregulluar dhe i sistemuar mirë.

– Unë nuk e kuptoj sesi ti e mban kaq afër shtëpisë një grumbull plehu, – i tha poeti.

– Duket që nuk merr vesh nga buqësia. Unë e njoh mirë vlerën praktike të këtij plehu. Kurse ti flet si për një gjë pa vlerë. E di ti se ky plehu këtu, që ty nuk ta zë synë kushton të paktën pesë mijë lira?

– Pesë mijë lira? Lum ti. Po ky vleka më shumë se libreti i “Aidës”, që sapo ma paguan. Mjeshtri qeshi dhe heshti, por nuk e harroi vërejtjen e poetit. Pastaj i shkroi shtëpisë Rikordi që të llogaritej një, dy ose tre përqid mbi të gjitha të ardhurat e kaluara të “Aidës” dhe kjo përqindje t’i shkonte libretistit edhe për shfaqjet e ardhshme.

Gislanconi arriti kështu të siguronte të ardhura të mira jashtë kontrate.

* Verdi ishte i përmbajtur në raste gëzimi. Kur në Napoli u dha “Aida”, megjithëse shfaqja ishte triumfale, mjeshtri nuk i tha asgjë drejtuesit të orkestrës, Uzilio, që kishte bashkëpunuar dhe kishte ndihmuar shumë për realizimin e spektaklit.

Uzilio i tha:

– Po si kështu, as dhe një shtrëngim dore.

Një mbrëmje pas shfaqjes, kur binte shi i rrëmbyer, Uzilio e ftoi mjeshtrin në karrocë, që ta çonte në shtëpi. Verdi pranoi të hipë. Gjatë rrugës kuajt u trembën dhe karroca u zmbraps. Verdi u hodh përpjetë dhe u përplas në qafën e drejtorit të orkestrës.

– Ah, ja më në fund, më përqafuat, – thirri i kënaqur ai.

Kur rreziku kaloi dhe karroca u nis prapë për udhë, Verdi e përqafoi Uzilion dhe i tha:

– Ky është përqafim falenderimi, ndërsa ai i pari ishte nga që u hodha përpjetë. Pastaj ia dha të qeshurit.

* Verdi po rrinte në një kafene të Montekatinit me dy miq të tij. Drejtori i orkestrës së lokalit duke u përkulur me respekt, i kërkoi se ç’pjesë muzikore duhej të luanin për ta.

– Zgjidh vetë ç’të duash, – i tha mjeshtri ftohtë, – vetëm të lutem jo nga malli i Xhuzepe Verdit.

Të dy miqtë që e lëvduan për modestinë e tij Verdi iu përgjigj:

– Jo të dashur miq, nuk është çështje modestie. Dua ta ruaj veten nga dhembja që më shkakton interpretimi i keq i muzikës sime.

* Për një nevojë të ngutshme personale, në mesin e një dimri të ashpër, Verdi shkoi në vilën e tij në Sant Agata, ku ndejti nja dy a tre ditë. Aty pranë kalonin fshatarët dhe fëmijët e zbathur nëpër borë. I mallëngjyer dërgoi njerëz në Parma që të blinin njëqind palë këpucë me numra të ndryshëm, shtatëdhjetë e pesë për të rritur dhe njëzet e pesë për fëmijë. Këpucët i blenë në dy-tre dyqane të ndryshme dhe i fytën bashkë në një thes, ku u ngatërruan njëra me tjetrën. Në mbrëmje mjeshtri i shquar i muzikës i bëri palë-palë dhe i futi prapë në thes. Atë thes Verdi ia dorëzoi priftit të Busetos dhe i tha:

– U a shpërndani atyre që janë zbathur, nuk mund t’i shoh të varfërit që të ecin në mes të janarit, këmbëzbathur nëpër borë. Vetëm nuk dua që ata ta marrin vesh që këto këpucë i kanë prej meje.

* E pyetën Verdin se cilën prej operave të tij pëlqente më shumë.

– Është një pyetje – tha ai, – që nuk di t’i jap përgjigje.

Po mund t’ju them vetëm këtë: po të isha mësues muzike do të pëlqeja – “Rigoleton”, po të isha diletant “Traviatën” dhe po të isha as njeri as tjetri do të pëlqeja “Trovatoren”.

* Xhuzepe Verdi priti gjatë në stacionin hekurudhor të Rakoltës, sepse treni i tij priste të shkëmbehej me atë të Venecies. Konduktori i tha kryetarit të stacionit se në një vagon të klasit të parë ishte kompozitori i “Traviatës”. Kryetari i stacionit, admirues i Verdit, pati rastin e mirë që të shkëmbente ca fjalë me muzikantin e madh dhe po të ishte e mundur të merrte autografin e tij. Mirëpo Verdi nuk afrohej lehtë dhe admiruesit të tij iu dha të gjente rrugëzgjidhje. Hapi portën e vagonit dhe i kërkoi biletën. Verdi ia dorëzoi dhe kryetari i stacionit, pasi e kontrolloi, filloi bisedën për shërbimin në tren.

– A nuk po ju shqetëson ky vagon kaq i papastër?

– Po nuk gjeta tjetër më të mirë – dhe u ula këtu.

– Megjithatë, ju nuk duhet t’i vinit këmbët në ndenjëse. Më falni po nuk është gjest i kulturuar.

– Po më merrni për person pa edukatë, ë? -Po!

– Ah, po kjo është e padurueshme. Më jepni librin e përshtypjeve dhe do të merrni vesh se kush jam unë. Kryetari i stacionit shkoi shpejt, mori librin e tij të autografëve dhe Verdi bëri vërejtjet e tij. Atëhere ai i tregoi Verdit të vërtetën dhe i kërkoi falje muzikantit të madh. Pastaj admiruesi i flaktë e çoi në një vagon tjetër të pastruar mirë dhe të stolisur me lule.

* Një ministër shkroi në shtyp: “Pas Eosinit, nuk ka gjë tjetër të mirë, përveç katër operave të Majerbejerit”. Verdi shkroi letër proteste kundër këtij gjykimi të padrejtë. Ai nuk protestoi për veten e vet, por për injorimin zyrtar të Belinit dhe të Donixetit. Me këtë rast ia ktheu ministrit dekoratat që i kishte dhënë qeveria italiane. Thonë se për t’u hakmarrë ndaj ministrit, Verdi shkroi “Aidën”.

* Verdi i donte shumë qentë. Ai thoshte:

– Në teatër shpesh jam i rrethuar nga qen të racës së keqe. Mbaj pranë meje një, që të paktën nuk pretendon se leh mirë.

Xhuzepe Verdi e fshihte ndjeshmërinë e tij. Një mikeshe të dashur ai i tha një ditë:

– Më besoni, vetëm mos i thuaj askujt, po unë nganjëherë qaj në vetmi.

* Kur vdiq Vagneri, Verdi u hidhërua shumë dhe thirri i pikëlluar: – Oh, trishtim, Vagneri vdiq! Pietro Maskanji shkoi për të takuar Verdin. Ai kishte hapur mbi piano një volum të Bahut. Verdi që e vuri re se Maskanji po shikonte, volumin e hapur të Bahut, i tha:

– Ky ky duhet studiuar!Dhe do të më pëlqente shumë që ju ta interpretoni në koncertet e konservatorit tuaj në Pezaro. Kur u takua me Maskanjin e pyeti në se kritikët po e trajtonin mirë. Në fakt, në atë kohë Maskanji nuk po trajtohej mirë, por ai u hutua nga kjo pyetje e papritur dhe nuk diti si të përgjigjej. Mjeshtri e kuptoi mirë atë që nuk mund të thoshte Maskanji dhe duke qeshur i tha:

– Eh, more Maskanji, për të qenë i dashur dhe i vlerësuar nga kritikët duhet të bëhesh plak.

* Një herë tjetër Verdi i tha Maskanjit se kishte marrë vesh se ai po e kompozonte “Mbretin Lir”.

– Në qoftë se kjo është e vërtetë, – i tha Verdi, – unë kam një material të gjerë të studiuar për këtë temë dhe do të jem i lumtur t’jua jap.

– Mjeshtër, po pse a nuk e keni kompozuar vetë “Mbretin Lir”? Verdi mbylli sytë si për të kujtuar diçka. Pastaj i tha ngadalë:

– Skena kur Mbreti Lir është vetëm në pyll më kall datën. Maskanji kërceu në këmbë dhe fytyrëzbehtë i tha:

– Ju, gjigandi i dramës… jeni frikësuar… po unë… unë. Maskanji nuk foli më për kompozimin e Mbretit Lir.

* Në moshë të thyer, Verdit iu shtua hidhërimi. Një mikut të tij i tha: – Mendoj se jeta është një marrëzi e madhe dhe është ajo më e keqja,

më e padobishmja. Ç’kemi bërë?Mendohu sa të duash, përgjigja është një

e vetme, poshtëruese dhe e trishtuar: asgjë.

* Edhe pse ishte zgjedhur deputet, Xhuzepe Verdi u mor shumë pak me politikë. Kur gjendja ishte shumë e trazuar e nga kjo erdhi kriza ministeriale, Verdi nuk u shqetësua për ato që ndodhnin rreth tij në parlament, por kompozoi me përsosmëri e me gjallëri një tekst ritual. Përveç këtyre fjalëve mjeshtri vuri në muzikë rrokjen “Uh” dhe shënimin poshtë: “Me gojë të mbyllur”!

* Një mik udhëtonte me Verdin në tren. Kur erdhi kontrolli Verdi nxori biletën. Miku u habit dhe e pyeti sesi ishte e mundur që ai, një senator i mbretërisë, të blinte biletë. Mjeshtri u ngrys në fytyrë dhe me një lëvizje të shpatullave u përgjigj vrazhdë dhe i mërzitur.

• T’u japin udhëtimin falas senatorëve që janë senatorë. Unë jam mjështër muzike dhe nuk njoh asnjë të drejtë që të udhëtoj me shpenzimet e shetit.

* Pas suksesit të “Obertos” sipërmarrësi Mereli, deshi që mjeshtri i ri të merrte përsipër të kompozonte tri opera të tjera. Midis tyre njëra do të ishte komike (“Tinzari Stanislav”) dhe do vihej në skenë në vjeshtën e vitit 1840.

Në atë kohë mjeshtri u sëmur shumë rëndë për disa ditë, dhe pa u bërë mirë, ia nisi punës për operën komike. lu sëmurën rëndë të dy fëmijët dhe njëri pas tjetrit vdiqën. Mbas pak i vdiq edhe gruaja e adhuruar, Margarita, e goditur nga një hemorragji cerebrale.

Midis këtyre fatkeqësive familjare ai duhej të kompozonte një opera komike për të përmbushur detyrimin. Vepra doli e dobët dhe, kur më 2 shtator 1840 u shfaq në Skala për herë të parë, ajo nuk pati fare sukses.

* Kur ishte në Petërburg, Verdi duke dalë nga stacioni i trenit, dëgjoi disa nota të “Trovatores” dhe pa në mes të sheshit një grumbull njerëzish që kishin rrethuar disa instrumentistë italianë që po sakatonin melodinë e kësaj opere.

– Megjithatë, – u tregonte Verdi më vonë të afërmve të tij, – nuk mund ta merrni me mënd se sa më mallëngjeu muzika ime, ndonëse e luajtur keq nga disa bashatdhetarë të mërguar në tokë të huaj.

·         Kur u shfaq në Petërburg “Forca e Fatit”, cari tha për Verdin: – Ai është shumë më i fortë se unë.

Horac VERNE (1789-1863) piktori vizatues francez

* Horac Verne udhëtoi për në Zvicër dhe u ndal për të bërë skica në bregun e liqenit të Gjenevës. Një damë angleze iu afrua piktorit për të parë ç’po bënte. Ajo mori guximin t’i jepte disa këshilla. Artisti i moshuar e dëgjoi me shumë vëmendje dhe e falenderoi mësuesen e tij të re. Një ditë më pas Verne u nis për në Lozanë. Në të njëjtën anije ishte edhe dama angleze, që i kishte dhënë këshilla. Ajo iu afrua dhe i tha:

– Më kanë thënë se në këtë anije është edhe Horac Verne, ju jeni francez dhe duhet ta njihni, prandaj ju lutem të ma tregoni.

– Patjetër, – u përgjigj Verne me të qeshur, – piktori që kërkoni ëhtë ai që dje ka pasur nderin të marrë leksion prej jush.

* Mareshalli Kornobel porositi portretin.e tij te Horac Verne. Kur e mori iu duk se ishte bërë shumë i trashë dhe i ngjallur.

Atëherë piktori mori kompasin dhe me të mati çdo përmasë të portretit dhe të origjinalit.

Si u bind për saktësinë e përmasave mareshalli tha:

– Meqë jam pikërisht kështu si dukem në portret, qenkam i shëmtuar, një i shëmtuar që të kall datën

* Baroni Rotshild1) e porositi portretin e tij te Horaci por për çudi e quajti të lartë çmimin njëqind e pesëdhjetë luigj që i kërkoi piktori i shquar. Kur filloi të bënte pazarllëk, Horaci ia ngriti çmimin në dyqind luigj, pastaj në treqind dhe më në fund thirri me sa fuqi që kishte:

– Pesëqind luigj ose pa para fare!

Ai bëri një tablo të shquar ku e paraqiti baronin si çifut që kërkon të shpëtojë arkën e tij plot me flori dhe gurë të çmuar.