Shkrimtarja amerikane, Sharton Olds, është laureate e çmimit “T.S. Eliot”

sharon-olds

Shkrimtarja amerikane, Sharton Olds, është laureate e çmimit “T.S. Eliot” për përmbledhjen me poezi “Stag’s Leap” (Kërcimi i drerit) në të cilin ajo përshkruan dështimin e martesës së saj 15-vjeçare. Çmimi i cili këtë vit ndahet për të njëzetën herë, shpërblen autorët për librin më të mirë të botuar Britaninë e Madhe a në Irlandë dhe konsiderohet si një prej çmimeve më të rëndësishme për zhanrin e poezisë. Libri i shpërblyer ka pasur konkurrentë 131 libra të tjerë. Dhjetë ishin përzgjedhur për finale. Kryetarja e jurisë për çmimin “T.S. Eliot”, Carol Ann Daffy, e ka cilësuar përmbledhjen e Oldsit si një “libër i mrekullueshëm me fort bukuri dhe mjeshtëri, i cili kurorëzon karrierën e poetes të një rangu botëror”. Sharton Olds me këtë çmim ka marrë shpërblimin prej 15 mijë funtesh (24 mijë dollarë). Kur Olds u nda nga burri i saj, ajo ishte 55-vjeçare. Asokohe u premtoi fëmijëve të saj se 10 vjet nuk do të shkruajnë për shkurorëzimin. Por iu deshën 15 vjet që t’i jepe fund përmbledhjes, e cila, sipas kritikës, konsiderohet si vepra më e mirë e saj. Olds është e lindur në San Francisco më 1942 dhe për përmbledhjen saj të parë me poezi, “Satan Says” më 1980 mori çmimin e PEN Qendrës së San Francisco.

Tarantino me aktorët Cristoph Waltz, Jamie Foxx, Leonardo DiCaprio, Samuel L Jackson, historia e palavdishme e skllavërisë

Leonardo Di Kaprio

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Skenari dhe regjia nga Tarantino, filmi duhet të jetë me skena të gjata e të përgjakshme, dy luftime meksikane dhe një përrua me gjak, kolona zanore të mrekullueshme e të gjitha këto të lidhura me një ngjarje që të mban të mbërthyer me të deri në minutën e fundit të filmit.

Me aktorë si Cristoph Waltz, Jamie Foxx, Leonardo DiCaprio, Samuel L Jackson dhe një performancë befasuese të vetë Tarantinos, e kur krejt kësaj ia shtojmë edhe skenarin origjinal dhe një regji unike, filmi nuk kishte si të mos nominohej për Oskar në kategorinë e filmit më të mirë dhe jo vetëm, sepse filmi mori edhe nominimin për aktorin më të mirë në rol dytësor me Cristoph Waltz pas një performance të shkëlqyer, pastaj edhe nominimi për skenar, nominimin për arritje në kinematografi me Robert Richardson dhe në fund nominimin për editim të zërit, duke mos i harruar këtu edhe dy çmime Golden Globe për skenarin origjinal të cilin e mori Quentin Tarantino dhe për aktorin më të mirë në rol dytësor me Cristoph Waltz.

Ngjarja ndodh në Amerikë, para luftës civile, dhe flet për një ndjekës të kriminelëve të angazhuar nga shteti, të quajtur Dr. King Schultz, rol ky i luajtur nga Waltz, i cili takohet rastësisht me një rob të quajtur Django, rol ky i luajtur nga Jamie Foxx, të cilit skllavopronarët ia kishin marrë gruan, Broomhilda, në bazë të një legjende shumë të njohur gjermane, vend nga i cili vjen Schultz, dhe për t’ia shitur tek një pronar fermash e sllavësh, i ligë në mënyrën më çnjerëzore e i cili ka një pasion të sëmurë pas luftërave të ashtuquajtura “Mandingo”, Calvin Candy, rol ky i luajtur në mënyrë mbresëlënëse nga DiCaprio, i cili duke komentuar rolin e tij në film pati thënë që pyetja e parë që i ka bërë Tarantinos gjatë leximit të skenarit ishte “Mos jemi duke e tepruar?”.

Pas takimit të rastësishëm të Schultz dhe Django ata të dy pajtohen që të veprojnë së bashku në ndjekjen e kriminelëve deri në përfundimin e dimrit, me kusht që pastaj Schultz t’i ndihmojë Djangos që të rikthejë gruan e tij, të cilën skllavopronarët ia kishin keqtrajtuar vazhdimisht, me rrahjen me kamxhik, shumë e famshme në atë kohë. Pas disa vrasjeve të bëra nga këta dy, ata vendosin që të shkojnë tek Calvin Candy me qëllimin që kinse të negociojnë për blerjen e një luftëtari “Mandingo”, por qëllimi i vërtetë i tyre është marrja e Broomhildës. Pasi që loja e tyre zbulohet nga ana e Candyt, në njërën nga fermat e tij e famshme Candyland bëhet një masakër e vërtetë në stilin Tarantino, ku i gjithë vendi mbulohet me gjak dhe nga kjo situatë mbetet i vdekur Calvin Candy e Dr.King Schultz, kurse Django kapet për t’u dërguar të punojë në një minierë për të gjithë jetën. Por gjatë udhëtimit drejt asaj miniere ai arrin që të arratiset për t’u rikthyer edhe një herë në fermën Candyland për të marrë hak e për të marrë njëherë e mirë gruan e tij.

Kështu përfundon filmi, për të cilin drejtoresha e Kinemasë ABC, Miradije Vllahiu, u shpreh: “Duke pasur parasysh që filmi ka katër nominime Oskar dhe dy çmime Golden Globe për skenarin më të mirë dhe aktorin më të mirë në rol dytësor me Cristoph Waltz, kemi parë të arsyeshme që të sjellim filmin para publikut tonë premierën e radhës e kjo gjithmonë në kohë me kinematë botërore. Filmi do të shfaqet me një termin por nëse shohim kërkesë të shtuar të publikut atëherë ai do të shfaqet në dy termine”.

 

Filmi do të shfaqet në një termin, ai nga ora 21:30 me biletë, si për të gjithë filmat tjerë digjital, 3 euro.

Philip Roth zgjedh librat e tij më të mirë

philip-roth-foto

Të gjithë adhuruesit e Philip Roth të cilët kanë shpresuar që ai do të ndryshojë mendje rreth tërheqjes së tij nga bota e letrave, të shpallur në nëntor, ka të ngjarë që të zhgënjehen, sepse Roth thotë se është duke i shijuar në maksimum jetën e tij në pension. Duke folur më herët këtë javë, shkrimtari tha se “pensionimi deri më tani është shumë i mirë”, duke shtuar që pas një pune çdo ditë të javës e cila u shtri përgjatë viteve 1959-2010, ai tani është duke i marrë gjërat pak më shtruar. “ Tani zgjohem në mëngjes pi një gotë lëng portokalli dhe lexoj për një orë- një orë e gjysmë, gjë që nuk e kam bërë kurrë në jetë”, tha ai.

I pyetur që të zgjedh librat e tij më të mirë, gjatë karrierës së tij gjysmë shekullor, shkrimtari fitues i shumë çmimeve si çmimin Pulitzer, çmimin National Book dy herë,dhe atë Man Booker International, zgjodhi “Sabbath’s Theater”, të cilin shumë njerëz e urrejnë dhe “American Pastoral”. Duke folur për “Sabbath’s Theater”, ai u shpreh “ Mendoj që ka shumë liri në të. Kur je një shkrimtar këtë gjë dëshiron, jeni në kërkim të lirisë suaj. Kërkoni që të humbni kufirin që të gërmoni thellë në jetën dhe përvojat tuaj dhe pastaj të gjeni fjalët e duhura për të bindur lexuesit”.

Pastaj ai foli edhe për “American Pastoral”, duke thënë “ Doja të shkruja për një njëri tradicionalisht virtuoz. Libri përshkruan për dekadën më të fuqishme të jetës sime, dekadën e viteve ’60, si dhe turbullirat e brendshme të atyre viteve dhe unë mendoj se kam arritur t’i përfshijë ato në të”.

“Like Crazy” një përrallë moderne dashurie

Filmi Like-Crazy-romanticFilmi Like-Crazy-romantic
Një histori dashurie sa pasionante aq edhe emocionale mbi një çështje që ka prekur miliona çifte. Një studente angleze në Los Angeles dhe një djalë vendas dashurohen çmendurisht me njëri-tjetrin. Por, kur ajo thyen limitin e vizës, dashuria e tyre vihet në një dilemë dhe vështirësi të papërshkrueshme.

Dashuria është si një kafshim (sidomos për ata që dashurojnë marrëzisht) në filmin “Like Crazy” të zhanrit romancë të regjisorit Drake Doremus ku dy të rinj vuajnë shumë për lidhjen e tyre për shkak të largësisë, por edhe për shkak të vizës leje-qëndrimit të vajzës në SHBA.

Një lojë tërheqëse e Anton Yelchin dhe Felicity Jones, të cilët luajnë Jacobin dhe Annan, dy të rinj jo të çmendur, por që pasi takohen në një kolegj në Los Angeles bien në dashuri aq të madh e që do të kenë vështirësi për shkak se Anna është qytetare britanike dhe i kalon afati i vizës përderisa Jacob lufton për këtë gjë.

Por, më vonë, kur ajo provon të rikthehet në SHBA, përfaqësuesit e emigracionit nuk e lejojnë të kthehet në vendin e saj. Lot, ndarje dhe mesazhe të dhimbshme e bëjnë këtë film edhe realist në shumë gjëra.

Edhe pse është një film i xhiruar në mënyrë digjitale, filmi fillon papritur me Annan, një vajzë që aspiron të bëhet shkrimtare, që bën një gazetë në shkollë përderisa ajo dhe Jacob shkëmbejnë shikime. Ajo ja lë atij një letër shumë interesante dashurie në makinën e tij dhe pas një bashkëbisedimi në kafe ata do të vizitojnë dhe do të kënaqen në “Graceland”. Të dy shumë shpejt do të kenë ndjenja të mëdha për njëri tjetrin.

Ata do të mbajnë duart shumë gjatë dhe sikur ta dinë, këto mund të jenë momentet e fundit të këtyre takimeve të çiftit.

Filmi është shumë konvencional dhe i kohës, pavarësisht se është xhiruar me kamera të miave. Ndoshta kjo pse Doremus është me prejardhje franceze dhe k ndoshta një lloj afiniteti për filma të këtillë. Filmi ka skena aq interesante që krijojnë tension përderisa edhe dy aktorët janë aq të përkushtuar për të luajtur bukur.

“Like Crazy” është një film që mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve nga personat mbi moshën 13 vjeçare. Ai do të shfaqet në kanalin DigiGold gjatë javës së tretë të janarit.

———-

LIKE CRAZY

Regjia: Drake Doremus; skenari: Doremus dhe Ben York Jones; drejtor i fotografisë: John Guleserian; montazh: Jonathan Alberts; muzika: Dustin O’Halloran; dizajner: Katie Byron; kostumet: Mari Chisholm; poducetë: Jonathan Schwartz dhe Andrea Sperling; Distributor: Paramount Vantage. Kohëzgjatja: 1 orë 28 minuta.

Aktorë: Anton Yelchin (Jacob), Felicity Jones (Anna), Jennifer Lawrence (Sam), Charlie Beëley (Simon), Oliver Muirhead (Bernard) dhe Alex Kingston (Jackie).

Gazetaexpress

ritik�S ta�� �� kohë shoqja e saj Lydia Dimitrow (23-vjeç) që tani ka filluar të punojë si përkthyese. Sidoqoftë të dyja ndiejnë se seminaret i kanë ndihmuar të zhvillojnë aftësitë e tyre.

Studentët e këtij kursi janë të zgjedhur dhe të privilegjuar shpjegon Peter-André Alt. Për të ndjekur seminaret aplikuan 160 studentë, por vetëm 30 syresh u përzgjodhën.

Burim frymëzimi për të rinjtë

Bbibloteke

Shumë studentë ëndërrojnë të publikojnë një libër bestseller. Në Freie Universität të Berlinit, shkrimtarët e njohur u japin leksione romancierëve të rinj, të cilët duan të dinë se çfarë do t’i bëjë të njohur. Raoni Duran është i vendosur për t’u bërë një autor i njohur. Braziliani 26-vjeçar studion për letërsi dhe që tani ka një ide të qartë për romanin e tij të parë. “Por diçka mungon,” thotë ai. Mungesa e eksperiencës për t’i përkthyer idetë e tij artistike në formë letrare. Kur Raoni mësoi për seminaret në gjuhën angleze të kursit “Të lexosh si shkrimtar” ai u regjistrua menjëherë. Ai e ka prej shumë kohësh ëndërr që të bëjë hapin e vështirë nga lexues në shkrimtar. “Si autor ti duhet të mendosh se si funksionon teksti dhe jo për detajet e tekstit,” thotë Duran. Ky përkufizim e ka ndihmuar atë të zhvillojë akoma më shumë idetë e tij në letërsi.

Të mësosh nga më të mirët

Instruktori i seminarit nuk është ndonjë docent, por shkrimtari amerikan bestseller Andrew Sean Greer nga San Francisco. Shkrimtari 42-vjeçar mëson 30 studentë të masterit në Letërsi dhe Letërsi e Krahasuar gjatë sezonit të dimrit. Greer nuk është autori i parë i njohur që jep mësim në Universitetin e Berlinit.

Skema e organizuar nga Universiteti Freie Universität (FU) Ministria e Jashtme Gjermane dhe shtëpia botuese ‘Fischer’, ka tërhequr që prej vitit 1998 vëmendjen e shumë yjeve të letërsisë në rolin e profesorëve. Si profesorë të ftuar të universitet së fundmi kanë qenë fituesi japonez i çmimit Nobel Kenzaburo Oe, shkrimtari austro-gjerman Daniel Kehlmann dhe një nga shkrimtarët afrikanë më të rëndësishëm të brezit të tij, Somali Nuruddin Farah.

Andrew Sean Greer ka tërhequr vëmendjen e lexuesve ndërkombëtarë më novelat e tij “Rrëfimet e Max Tivolit” (2004) dhe “Historia e Martesës” (2008).

Nga kritik në autor

Seminari i Greer është i bazuar në vëzhgimin se shkrimtarët e rinj arrijnë të botimi i librave pasi kanë bërë më parë kritikun letrar. “Unë jam duke u mësuar atyre se si duhet të lexojnë një libër që më pas kjo t’i ndihmojë në atë që do të shkruajnë vetë në të ardhmen. Ju nuk mund ta bëni këtë nëse përqendroheni vetëm tek personazhet apo tek rrjedha e ngjarjeve, sepse në këtë mënyrë nuk i kushton rëndësi mënyrës se si është ndërtuar vepra,” thotë ai.

Studentët njihen me një sërë teknikash letrare, si për shembull ndryshimi i perspektivës apo kalime mbrapa dhe para në kohë. Greer është i bindur se çdokush mund të mësojë kushtet bazë të shkrimit të një libri.

“Shkëmbimi intelektual me të ftuar nga e gjithë bota është një pjesë e rëndësishme e identitetit të Universitetit tonë,” – shpjegon Presidenti i Univeristetit Peter-André Alt. Që prej vitit 2007 FU ka statusin e ashtuquajtur “universitet elite”. Gjatë procesit të përzgjedhjes për iniciativën e ekselencës, universiteti bindi jurinë me konceptin e të qenit “universitet me rrjet ndërkombëtar”. Një programe si “Samuel Fischer Guest Professorship” i ndihmon studentët të kuptojnë më mirë kulturat e vendeve të tjera, që më pas shndërrohet në një mjet për njohjen më të mirë kulturës së tyre,” thotë Alt.

Kërkesa të larta

Por krahasimet kulturore nuk janë në qendër të vëmendjes në seminaret e Andrew Sean Greer. Autori thotë se ndihet si në shtëpi gjatë kohës që qëndron në Berlin. “Atmosfera në qytet është e thjeshtë. Por në rrugët e tij ndihet kudo edhe e shkuara. Kjo është shumë çliruese për mua.” Pasioni i Greer për letërsinë dhe qytetin është ngjitës. Studentët ndjekin me kënaqësi leksionet e tij, por në ndryshim nga Raoni Duran, jo të gjithë duan të bëhen shkrimtarë. 24-vjeçarja Sarah Hang beson se forca e saj qëndron tek kritika letrare, ndërkohë shoqja e saj Lydia Dimitrow (23-vjeç) që tani ka filluar të punojë si përkthyese. Sidoqoftë të dyja ndiejnë se seminaret i kanë ndihmuar të zhvillojnë aftësitë e tyre. Studentët e këtij kursi janë të zgjedhur dhe të privilegjuar shpjegon Peter-André Alt. Për të ndjekur seminaret aplikuan 160 studentë, por vetëm 30 syresh u përzgjodhën.

Dan Brown paralajmëron “Ferrin”

 

dan-brown_510x317
Shkrimtari i famshëm i “Kodi i Da Vinçit”, Dan Brown, ka paralajmëruar një libër të ri, i titulluar “Inferno” (Ferri). Libri me personazhin Robert Langdon, do të botohet në maj dhe do të jetë romani i katërt i serisë me libra kriminalistikë, që ka protagonist zbërthyesin e simboleve, Robert Langdon. Brown ka thënë se ai ka qenë i frymëzuar nga vepra klasike e Dante Aligerit, derisa ishte duke bërë hulumtime në Firence. Ngjarja e librit zhvillohet në Itali dhe në të, Langdon pasqyrohet “i pikëlluar në qendër të një prej kryeveprave më misterioze që njeh historia e letërsisë”. “Megjithëse unë e kam studiuar “Ferrin” e Dantos sa isha student dhe deri vonë, nuk e kam vlerësuar ndikimin aq të madh të veprës së Dantes në botën moderne”, ka thënë Brown. “Me këtë libër të ri, unë jam i entuziazmuar që do të marr lexuesit në një udhëtim të thellë në fushën misterioze, në një peizazh të kodeve, simboleve dhe korridoreve të shumtë me sekrete”, ka thënë ai. Titulli i librit ishte zbuluar me anë të postimeve nëpër media sociale, siç janë “Twitter” dhe “Facebook”. “Kodi i Da Vincit”, është një nga romanet më të shitura në Britaninë e Madhe dhe është përkthyer në 51 gjuhë.

Si përfillin të rinjtë

Opinion_Ilir_Muharremi_23_janar_12_23455Nga Ilir Muharremi

Në art nuk ekziston mosha, edhe pse të moshuarit në fakt kanë përvojë më të madhe se të rinjtë. Konsiderohen pararendës, në aspekt temporal. Kanë shijuar shumë gjëra para nesh, kanë shpirt dhe ndjenja të një aksioni vullnetar me potencial të bujshëm. Por sa mjafton kjo?

Gjithherë tek ne plaku zinte vendin kryesor në odë, ose në një dhomë shtëpie. Fjala dhe bujaria e tij peshonte shumë. Edhe në aspektin kulturor, artistët e vjetër gjithnjë duhet të mbeten të respektuar.

Por kjo nganjëherë i shpie në një vetëdije superiore, të pakrahasueshme me askënd, ngaqë mosha është thelbi kryesor, sepse një vepër artistike ose secila vijë në pëlhurë duhet të peshojë më shumë se një lëvizje e një të riu. Gjeneratat e reja – që janë në harmoni me inteligjencën, mbi të cilët gjykon shija dhe që me një mund ekstrem arrin maksimumin, shpeshherë përbuzen nga artistët e moshuar, sepse – sipas tyre – vetëm ata kanë prekur qiellin e shtatë, vetëm ata kanë raporte me botën ideale të ndjenjave, dhe për shkak se vullneti dhe pasqyra e tyre për botën përfundon me fjalinë e tyre të fundit.

Por të rinjtë, shpeshherë, posedojnë art më të fuqishëm, më elegant e më lozonjar, dhe sjellin simpati protektuese mbi qeniet dhe objektet e vogla e të dobëta. Nga ana tjetër, shumë të moshuar i kanë dyert më të hapura, jo për shkak të cilësisë krahasuar me konkurrentët e rinj, por për shkak të respektit. Respekti duhet të jetë diçka subjektive, personale, madje edhe individuale, por jo një ombrellë mbi shoqërinë kulturore-artistike. Të rinjtë që kanë “fluturuar” më shpejt se koha reale përpiqen ta integrojnë artin, dijen e moralin në rrethin e të moshuarve, ndonëse ata gjithnjë ai do të jenë inferiorë, sepse “plaku modern” mungon në këtë kohë postmoderne. Edhe nëse flasin për një kolektiv të moshuar, të rinjtë duhet të përpiqen që të përshtaten me vlerat historike e karakteristike të tyre.

Krijimtaria s’duhet të llogaritet në bazë të moshës, por të cilësisë së krijimit – të zotërohet thelbi i artit në të pavetëdijshmen dhe të vetëdijshmen. Të përcaktohet veprimtaria reale, dashuria ndaj asaj që bënë, virtyti, ambicia për eksplorim. E vërteta është në krijimin e një ideali rinor. Në librin “Leximet e çastit”, Herman Hesse shkruan: “Të zotërosh të vërtetën, të kesh të drejtë, të dish, të mund të dallosh të mirën nga e keqja, dhe të gjykosh, ndëshkosh, akuzosh apo të shpallësh luftë – kjo është një shenjë rinie, që i ka hije asaj”. Gjithmonë në rini janë krijuar vepra madhështore. Vlen të përmendet rasti i dramaturgut të famshëm, Albert Camus, i cili çmimin Nobel për letërsi e fitoi në moshën 44-vjeçare. Edhe kinematografia legjendat e saj i nxori në moshë të re, si James Dean, që vdiq në moshën 24-vjeçare. Piktori holandez, Van Gogh, kishte dhjetë vjet krijimtari ekstreme kur vdiq në moshën 46-vjeçare. Poeti shkodran, Migjeni, një gjeni i artit poetik, jetoi vetëm 27 vjet. Poeti i vuajtur, i pasionuar pas dashurisë, alkoolit, Charles Baudelaire jetoi vetëm 46 vjet. Ikona e kinematografisë, Marilyn Monroe, vetëm 36 vjet, etj. Mosha pra kurrë s’ka të drejtë kur është në pyetje vlera artistike.

Kur flitet për një problem serioz që prek sferën e kulturës, në debate, kafene, galeri, teatër, dëgjohen shumë fjalë të kota. Kur i riu shpërfaq mendim më të thellë se një i moshuar, pranimi dhe integrimi i idesë së tij bëhet vetëm kur arrin ‘të shpartallojë’ një batalion të moshuarish. Përse ndodh kjo? Pse janë aq arbitrar të moshuarit, sa të rinjtë i konsiderojnë si njëlloj largësie e Apogjeut? Mos kanë frikë nga idetë e reja, nga mendimi i ri, emocioni i ri, vizioni, intuita, ambicia me peshë të madhe? Pse gjithnjë konsiderohen rrënues të dikurshmes? Pse nga të moshuarit këto koncepte gjithnjë duhet të konsiderohen futuriste?

Mendimi i shëndoshë është njëlloj xhevahiri i rrallë, që gjithmonë duhet të shijohet nga masa – pa përcaktim moshe, sepse mosha rrënon mendimin, dhe mendimi ndjehet inferior, nëse në plan të parë del mosha. Krijuesi stepet në opinion, sepse intelekti i tij poetik, artistik, muzikal… nuk përputhet me moshën, sepse kjo gjë kërkohet nga një pjesë e të moshuarve, ashtu që krijuesi të jetë më bindës.

E them me plot përgjegjësi se korrektësia, drejtësia e krijimit – pa përcaktim moshe – është një hapësirë, një mozaik, që përbën realitetin, në shumë raste edhe të diskutueshëm, por edhe të padiskutueshëm, ngaqë figuracioni i thellësisë ekziston dhe vazhdon të ekzistojë për të gjithë, madje edhe për fillestarët. Liria e tyre krijuese duhet të jetë e rreshtuar, pa dallim varganësh, dhe të jetë një zgjidhje e përjetshme për çdo gjeneratë, qoftë e re apo e vjetër, ashtu që të arrihet një barazim shprehjesh intelektuale, shpirtërore. Nëse përpiqemi që të dominojë vlera.