ALBERT DÜRER NJË MJESHTËR I MADH

Albert Durer

Piktori i Rilindjes

Ai është piktori më i njohur gjerman i Rilindjes. Qëkurse jetonte Albrecht Dürer fitoi famë. “Duart që luten” ka hyrë si një vepër ikonë në historinë e artit. Dürer, këtu në autorportret, në të gjitha teknikat ka realizuar vepra të rëndësishme: Ai ka hyrë në histori si piktor, skicograf dhe mjeshtër i skalitjes së drurit e grafikës në bakër. Por fillimisht ai kishte mësuar diçka më “solide”…

Një argjendar në Nyrnberg

Dürer, i lindur në vitin 1471, mësoi tek i ati mjeshtërinë e argjendarisë dhe e ruajti këtë pasionin gjatë gjithë jetës. Pas një kursi tek një piktor, Dürer nisi udhëtimet në zonat e Rinit të epërm duke udhëtuar më pas edhe në vende më të largëta. Por atdheut i qëndroi besnik Në këtë shtëpi karakteristike në Nyrnberg ai punoi nga viti 1509 deri në vdekje në vitin 1528.

albrecht_durer_praying_hands_by_pasqi-d3a57bz

Duart që luten

Albrecht Dürer ishte i gjithanshëm. Atë e kërkonin shumë për realizimin e portreteve, për të cilat merrte porosi nga fisnikë e perandorë. Krahas argjendarisë ai punonte edhe si ilustruesh librash. Vizatimet preçize ishin baza e pikturave të tij. Temat ai i merrte nga tradita e kristianizmit dhe mitologjisë së Mesjetës së vonë – i tillë është edhe motivi për veprën “Durat që luten” e vitit 1508.

Altare shumëngjyrësh

“Duart që luten” u krijuan si një nga skicat për përgatitjen e altarit madhështor, një triptik i realizuar bashkë me Mathias Grünewald me porosi të aristokratit Jacob Heller. Dy pjesët anësore të triptikut janë realizuar nga Dürer, ndërsa pjesa qendrore është një kopje nga Jobst Harrich. Sot pjesët e altarit janë të shpërndara në muze të ndryshëm. Dürer si piktor ka realizuar disa altarë.

Lepuri i mjeshtrit

Dürer interesohej jo vetëm për artin dhe fenë, por edhe për çështje shkencore duke studiuar natyrën dhe njeriun. Ai ishte mjeshtër në pasqyrimin e saktë të natyrës. Shembulli më i mirë për këtë është punimi në akuarel i vitit 1502. Edhe sot e kësaj dite lepuri i arave me shprehjen e gjallë i mrekullon vizitorët në muzeun Albertina të Vjenës.

Rinoceronti i Rilindjes

Rinoceronti i parë i Europës: në vitin 1515 Dürer realizoi veprën e gdhendur në dru “Rinoceronti”. Kjo kafshë nga India ishte sjellë përmes Lisbonës në Romë. Dürer vet nuk e kishte parë kurrë atë. Por ai e krijoi skilografinë e vet duke iu referuar përshkrimeve dhe skicave të artistëve të tjerë. Grafikën ai e shtypi në punishten e vet në Nyrnberg.

Marketing për veprën e vet

Dürer e perfeksionoi edhe më tej talentin përmes marketingut për veprat e veta. Ai nuk qëndronte i mbyllur në studio, por kujdesej në mënyrë aktive për sipërmarrjen dhe veprat e veta. Sot studiuesit e konsiderojnë atë edhe si sipërmarrës. Gruaja e tij dhe nëna (në foto) e mbështesnin atë në shtijen e pikturave. Punishtja dhe shtypshkronja e vet mundësuan shpërndarjen në masë të grafikave të tij.

Luftë kundër plagjiaturës

Dürer ia doli të sigrojë një copyright si artist. Nga një gjykatë në Venecia ai arriti që artin e tij ta mbrojë me markën “AD”. Këtë e bëri, sepse ai synonte të arrinte nivel të lartë shoqëror si dhe të bënte emër. Dürer ia arriti qëllimit. Qëkurse jetonte ai ishte mjaft i njohur dhe fitonte mirë. Në fotografi është emblema e tij.

Udhëtar për kauzën e vet

Gjatë udhëtimeve në Italinë e veriut dhe në Holandë artisti zbuloi tregje të reja. Kjo pati efekt: Dürer pritej me entuziazëm dhe pranohej në shoqëri. Kështu ai u vu nën mbrojtjen e perandorit gjerman Karl V. Veç kësaj ai i përkushtohej edhe një pasioni tjetër, teorisë së artit.

Dürer në Frankfurt

1200 vepra realizoi Dürer deri në vdekje në vitin 1528. Pikturat e tij si dhe gdhendjet në dru e bakër janë të ekspozuara në muzetë e mbarë botës. Arti i tij u fiksua edhe në dekorimin e kartmonedhës së 5 markëshit gjerman (në fotografi). Deri në shkurt 2014 veprat e gjeniut të Rilindjes mund të shihen në ekspozitën “Dürer. Art – atist – kontekst” e hapur në muzeun Städel të Frankfurtit mbi Majn.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s