Kuvendim me një mik për “kujtesën historike”

Nga Albert Vataj

Dakordësohem, parimisht me krejtçka orendis në këtë kuvendim fort të randsishëm dhe njiherash t’përshkuem ligsht prej tollovishë mediatike, retorikash jargavitëse, e valëvimash marramendëse flamujsh dhe zemëratash.

Spariherë, fort i veçanti mik, duhet me ba me dije dhe me kjartësu do shumë gjana mbi produktin, “kujtesë historike”, masandej me marrë në konsideratë, se s’andejmi apo tjetërkund “stuket” ajo hajmali e së keqes që s’na len me rend përpara.

Flamuri shqiptar, pasioni kuqezi_foto Albert Vataj_qershor 2013 (22)

Historia, ajo e situn shkel e shko dhe e mrujtun në mbamendjen dhe trajtesa qejfmbetësish dhe inatçorësh, trajtuar nëpër periodikët dhe broshurat e asokohëshme, molepsun prej anësishë politike, dasishë fetare dhe krahinore…

… historia, ajo e gatuar në kuzhinën e diktaturës së Enver Hoxhës.

Apo kjo e mbramja, histori që ka pranu në trajtimet e saj turlilloj qëmtuesish hakmarrës, “korigjuesish” të hatërmbetjeve doktrinare dhe ideologjike, turravrapjesh dhe trurrjedhurish, të telendisurish dhe mercenarësh sendërtues.

Pa lan mas doret atë historinë që nuk kena mujt, dhe me pak gjas kena me i’a dalë me e shkru, apo rishkru sot tekstet, kur do burra me mend nuk po i pyet kush “as për kalë e as për balosh”, por ata që zgjidhin punë janë ndoca të tjerë, matrapazë, sahanlëpirës dhe puthadorës të atyne që janë dhe që vijnë në pushtet, të cilët i kanë dalë për zot kësaj pune si shumë të tjerave.

Kur të kjartësohet krejtkjo, masandej ulena e kuvendosjme për mbamendje historike, pengje e tjetërçfarë.

“E ka marrë ferra uratën”, miku im, e kësisoj na mbetet me shpresu në mrekulli. Kjo vlen vetëm për ata që janë bestyt, të tjerët, tuj e pranu realitetin kanë me guxu me e rishiku vendvendosjen e me mujt me majt vedin t’papërlym në këtë kohë trandjesh e tollovimash.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s